BKT Superliga po vazhdon me hapa ta shpejtë, duke zhvilluar xhiro pas xhiro, ku deri më tani janë mbyll 10 sosh.
Lider është Ballkani, ndërsa pas tyre vijnë Drenica dhe Gjilani.
Sulmin më të fortë pas 10 xhiros e ka Drenica që ka shënuar 15 gola.
Pas tyre vijnë Prishtina dhe Gjilani me nga 13 gola të shënuar.
Sa i përket mbrojtjes, larg më e mira deri më tani është Drita, me gjashtë gola të pranuar. Ballkani është i dyti me 7 gola të pranuar.
Pas tyre vjen Gjilani dhe Malisheva me nga 9 gola të pranuar.