Elita e futbollit kthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 11-të.
Kjo xhiro sjellë disa sfida tejet interesante. Të shtunën pasdite luhen tri duele joshëse.
Llapi e pret Dritën në një takim tejet interesant, Gjilani ballafaqohet me Feronikelin, ndërsa Malisheva është nikoqire e Ulpianës.
Edhe e diela pasdite do të sjellë përballje të ‘nxehta’, ku përballen Ballkani-Prishtina dhe Drenica-Dukagjini.
Aktualisht tabelën e kryeson Ballkani me 18 pikë, Drenica dhe Gjilani zënë pozitat dy dhe tre me nga 17 pikë.