Ylli portugez ka vazhduar me paraqitjet e tij fantastike. Manchester United sonte arriti të mposht Atalantën me rezultat 3-2.
Protagonist kryesor në këtë ndeshje si gjithmonë ishte Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi gol në min e 82′ duke i dhënë një fitore të madhe “Djajve të Kuq”.
Me këtë gol të shënuar CR7 ka vendosur një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve. Portugezi u bë futbollisti që shënon më shumë gola kundër ekipeve të ndryshme në LK.
36-vjeçari, në karrierën e tij ka arritur të shënojë ndaj 38 skuadrave në Ligën e Kampionëve, si asnjë futbollistë tjetër, transmeton lajmi.
Përkundër moshës, Ronaldo po dëshmon se është ende në nivelin e tij më të mirë duke shënuar në pothuajse çdo ndeshje.