Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e fundit të muajit tetor në ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” synojnë këndelljen ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të besuarit e përzgjedhurit Bernard Challandes nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit, pasi kanë një barazim dhe dy humbje radhazi.
Andaj, fitorja për të rikthyer vetëbesimin në skuadër është i domosdoshëm sonte.
Kosova dhe Gjeorgjia takohen sonte me fillim nga ora 20:45.