Lionel Messi ka bërë disa gjëra mahnitëse gjatë karrierë së tij dhe ka shënuar gola që askush nuk mendonte se ishte i mundur.
Fituesi rekord i gjashtë herë i Topit të Artë ka prodhuar shumë momente të bukura në një karrierë të jashtëzakonshme, por në fitoren 3-0 ndaj Uruguait mbrëmë ai arriti diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë – shënoi në atë që dukej si asistim.
34-vjeçari vrapoi nga mesi i fushës dhe goditi me të jashtmen e këmbës së tij të majtë, e cila kaloi Fernando Musleran për golin e tij të 80-të te Argjentina – duke u bërë futbollisti i parë i Amerikës së Jugut në histori që arriti këtë numër. Nicolas Gonzalez u përpoq të prekte topin, mirëpo goli u regjistrua për yllin e Paris Saint-Germain.
A pass from Lionel Messi turned into a Goal. Usual GOAT stuff ? Argentina is cruising vs Uruguay! Vamos. ??pic.twitter.com/H6zq4jp8zu
— ????? ᴷᴷᴿ (@AwaaraHoon) October 11, 2021
Madje ai e kapi komentatorin në befasi, i cili filloi të bërtiste ‘Gonzalez’ me topin drejt rrjetës. Por, padyshim, ky moment i fundit i Messit ishte më shumë për fat se çdo gjë tjetër.
Përveç goditjes së Messit, golat e tjerë u shënuan nga Rodrigo de Paul dhe Lautaro Martinez për të mbyllur ndeshjen me rezultat 3-0 dhe për ta lënë Argjentinën të dytën në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut me 22 pikë nga 10 ndeshje, gjashtë mbrapa Brazilit që është lider. /Telegrafi/