Vlen 60 mln euro, edhe Liverpool në garë për sulmuesin nigerian

Victor Osimhen është emri që ka çmendur Francën këtë sezon me paraqitjet e tij të shkëlqyera me fanellën e Lille. Nigeriani ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon me ekipin e tij.

Vlera e kartonit të sulmuesit shkon deri në 60 milionë euro, shifër që Leicester City u shfaq i gatshëm për ta paguar. Gjithsesi, nuk është vetëm Leicester, pasi së fundmi edhe Liverpool është futur në garë.

Sipas “Daily Mail”, të kuqtë nga “Anfield” e shohin si lojtarin ideal për të ardhmen e sulmit, pasi Osimhen është vetëm 21 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *