Ademi paralajmëron ndryshime të mëdha brenda Kombëtares

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për zhvillimet e reja brenda Kombëtares së Kosovës e cila është në prag të dy sfidave të tjera të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në një intervistë për KosovaPress, Ademi ka thënë se nuk ka pritje të mëdha sa i përket këtyre sfidave sepse situata në grup është deri diku e qartë, por që pret lojë ofansive dhe me synim për të fituar në çdo ndeshje.

“Në fakt ne gjithmonë, sepse edhe lojën e bëjmë ofansive, e dini që trajneri ynë është që bënë lojën ofansive dhe djemtë, presim, gjithmonë shkojmë për fitore. Tani, si i kemi mundësitë dhe sa është i përgatitur dhe me çfarë kundërshtari kemi punë dihet, është diçka tjetër. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën dhe faktikisht pritshmëritë tona nuk janë as tani për kualifikim sepse nuk e dimë se si do të shkojë puna, por jemi faktikisht kemi ngecur me pikë me disa ekipe të tjera. Dihen favoritët e këtij grupi, Kampionati Botëror nuk është se të jep shumë favore.”, ka thënë Ademi.

Më tutje Ademi thotë se është shumë i kënaqur me atmosferën në skuadër dhe me ndryshimet dhe frymën e re që po ndërtohet brenda kombëtares.

“Më shumë jam i kënaqur me atmosferën me formatin, me krijimin e ekipit, me një sistem ndoshta të ri të formatit të lojërave dhe disa të rinj që e kanë sjellë një frymë të re dhe mund të them që e kanë sjellë një format që po jep pak më shumë vullnet te të gjithë, jo vetëm për shkak të rezultatit por shkak të lojës. Tashmë është krijuar edhe një pjesë e lojës pak më ndryshe se sa kemi luajtur deri më tani. Kjo varet edhe prej pjesës taktike të trajnerit por edhe futbollistëve që i ke dhe mendoj që do ta bëjmë më të mirën dhe mendoj që do ta bëjmë më të mirën dhe besoj që do të jemi të pozicionuar aty ku edhe e meritojmë në këtë moment”, tha Ademi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *