KF Dukagjini ka njoftuar gjatë ditës së sotme se kanë pranuar një donacion nga ish-lojtari i tyre, Arb Manaj.
Futbollisti i cili dikur kishte luajtur në Dukagjin, ka dërguar një sasi të topave për ndeshje dhe stërvitje.
Postimi i plotë i klubit (pa ndërhyrje):
Arb Manaj, nuk e harron klubin e parë! Djaloshi i lindur ne Klinë, i cili hapat e parë si futbollist i filloj ne klubin futbollistik Dukagjini, sot dërgoj një sasi të topave (marka adiddas) për ndeshje dhe stervitje.
Arbi tani është pjesë e futbollit Turk, njëherit edhe pjesë e Kombëtares se Kosoves ne disa ndeshje miqësore, ku edhe kishte shënuar. Ne si klub e falënderojmë Arbin, duke i dëshiruar atij shëndet dhe plotë suksese ne karrierën e tij si futbollist.
Manaj është pjesë e futbollit turk dhe gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.