Kombëtarja e Francës ka arritur të kualifikohet në finale të Nations League pas fitores kundër Belgjikës me rezultat 3-2.
Në një ndeshje me dy fytyra, Belgjika e filloi mjaft mirë pasi pas pjesës së parë ishte në avantazh me golat e Carrasco e Lukaku. Por, në pjesën e dytë Franca u fut komplet skuadër ndryshe duke barazuar rezultatin në 2-2. Megjithatë, Lukaku shënoi në minutën e 87 por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje, teksa Pogba goditi shtyllën një minut më vonë. Kur u mendua se ndeshja po shkonte në vazhdime, Theo Hernandez me një gol të bukur përmbysi rezultatin dhe e dërgoi Francën në finale.
Franca në finale takohet me Spanjën.