Kosova U21 sonte përballet me Çekinë në kualifikimet e Kampionatit Evropian
Dardanët i pret sot një ndeshje shumë e vështirë.
Kosova U21 do të ballafaqohet me Kombëtaren e Çekisë U21 nga ora 19:00.
Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas dy ndeshjeve të para Kosova ka tre pikë në grupin G të kualifikimeve dhe zë vendin e pestë, kurse Çekia ka gjashtë pikë në pozitën e parë.
Çekët llogariten favorit në këtë ndeshje, megjithatë ‘Dardanët’ nuk hyjnë në ndeshje të dorëzuar, pasi kanë kualitet në ekip dhe mund të shkaktojnë befasi sonte.
Këto dy Kombëtare do të përballen edhe pas pesë ditësh në Çeki më 12 tetor.