Sonte mësohet finalisti i dytë në Ligën e Kombeve, përballen Belgjika dhe Franca

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Kombeve ajo ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Dy kombëtaret e mëdha evropiane do të sfidohen nga ora 20:45 në stadiumin “Allianz Stadium” në Torino.

Pritet një “luftë” e madhe nga dy skuadrat në fushë për biletën e fundit që dërgon në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Franca që “dështoi” në Euro2020 kërkon suksesin në Ligën e Kombeve, derisa të njëjtin synim natyrisht e ka edhe kombëtarja belge.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në finale me Spanjën, e cila mbrëmë e eliminoi Italinë në “San Siro” me rezultat të ngushtë 1-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *