Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë, të cilat zhvillohen më 8 tetor, përkatësisht më 12 tetor.
Seanca e sotme stërvitore u mbajt në mesditë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali.
Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj është shprehur optimist për fitore ndaj kombëtares Skandinave, Suedisë.
Hadergjonaj shtoi se Suedinë e njohin si kundërshtar, ndërsa tha se tifozët shqiptarë që do të jetë atje do të jetë speciale për ta.
“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara. Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira. Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje. E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, është shprehur Hadërgjonaj për faqen zyrtare të FFK-së.
Suedia dhe Kosova do të përballen të shtunën nga ora 18:00.