Shpresat e Barcelonës për të nënshkruar me Lautaro Martinezin gjatë kësaj vere vetëm sa po shkojnë e po veniten, raporton Sky Sport.
Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh para të cilat Barcelona nuk i ka për momentin.
Por Barcelona po shikon që nëpërmjet lojtarëve ti sigurojë ato por që deri më tani asgjë nuk është e sigurt.
Klubi blaugrana tani në vend se ti ofrojë Interit shifrën e plotë kërkon që në bisedime të fus njërin nga lojtarët e saj për të zvogëluar ndjeshëm çmimin e sulmuesit zikaltër.
Barcelona në rast se nuk arrin shërbimet e argjentinasit, pritet të hidhet në sulm për ndonjë sulmues tjetër.