Liverpooli e ka konfirmuar vdekjen e ish-futbollistit legjendar, Roger Hunt.
Hunt, golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit me 285 gola në 492 ndeshje, ka vdekur pas një sëmundej të gjatë, shkruan FrontOnline.
Ai ishte 83-vjeçar.
Hunt kishte shënuar 285 gola për “Të Kuqtë” në të gjitha garat, dhe vetëm 244 në ndeshjet kampionale.
Ai kishte debutuar me Liverpoolin në fitoren 2:0 ndaj Scunthorpe Unitedit në shtator të vitit 1959.