Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa orësh në shtetin turk.
Ish futbollisti i njohur i cili ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si, Fenerbahce dhe Bayern Leverkusen, Sezer Ozturk ka vrarë një person dhe ka plagosur 4 të tjerë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.
Një person ka mbetur i vdekur nga kjo ngjarje kurse 4 të tjerët janë në tretman mjekësor dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.
Ozturk është arrestuar dhe është në mbajtje nën akuzat për vrasje dhe plagosje.