Viti 2014 do të kujtohet si nga vitet më të tmerrshme për tifozët e Liverpoolit.
Kanë kaluar plot gjashtë vjet nga ajo rrëshqitja e famshme e Steven Gerrardit, transmeton Gazeta Olle.
Liverpool ishin konkurrentë për titull në Premierligë, por në fund fati nuk ishte me ta.
Një ndeshje me Chelsean në “Anfield” humbi shansin e madh të gjigantit anglez për të treguar se ata ishin përfundimisht të gatshëm për të fituar një titull përsëri, pas pritjes së tyre të gjatë..
Pas 45 minutave të para me nervozë loja ndryshoi kur kapiteni i Liverpoolit dhe legjenda Steven Gerrard rrëshqiti në vijën e gjysmës së fushës, duke ia dhuruar topin sulmuesit Demba Ba të londinezëve, i cili shënoi përballë Simon Mignoletit.
Pavarësisht se Liverpooli hodhi gjithçka që kishte në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinho arriti të shënojë një gol të dytë në minutat e fundit dhe mori tre pikët dhe në fund humbën luftën e titullit ndaj Manchester Cityt.
SIX years ago today… that Steven Gerrard slip. ? pic.twitter.com/J2dtU3kLrL
— SPORTbible (@sportbible) April 27, 2020