Juventusi arrin fitoren e dytë në Serie A, mposht Sampdorian

Juventusi ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Serie A, teksa mposhti në “Allianz Stadium” Sampdorian me rezultat të ngushtë 3:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Serie A.

“Festivalin” e golave e hapi Paulo Dybala qysh në minutën e 10-të kur realizoi pas asistimit nga Locatelli.

Fundi i pjesës së parë ishte mjaft dramatik. Leonardo Bonucci shënoi nga pika e bardhë në minutën e 43-të, por një minutë më pas Sampdoria ngushtoi epërsinë përmes Yoshidas.

Pas asistimit te goli i parë, Locatelli arriti të shënonte vet në minutën e 57-të të ndeshjes.

Goli i fundit i ndeshjes u shënua në minutën e 83-të. Ishte Candreva që ngushtoi epërsinë në 3:2, e që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e nëntë me dy fitore dy barazime dhe dy humbje nga gjashtë ndeshjet e para.

Në anën tjetër, Sampdoria mbetet e 14-ta me pesë pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *