Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 1-0 nga Aston Villa.
Mysafirët shënuan golin e fitores në minutën e 88-të, kur qendërmbrojtësi Kortney Hause shënoi me kokë për 0-1.
Vetëm tre minuta më vonë, Hause shkaktoi penallti, por nga pika e bardhë gaboi Bruno Fernandes duke bërë që Villa të marrë tri pikët nga kjo përballje.
Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez kërkoi nga Crisitano Ronaldo që ai ta ekzekutonte penalltinë, pork ky i fundit nuk e mori përgjegjësinë.
ronaldo was too scared for the martinez challenge ? pic.twitter.com/HfoR9c8kQ8
— Zak (@Zak20B) September 25, 2021