Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e rrethit të parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kësisoj, gjyqtari që ka prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj është deleguar në ndeshjen ndërmjet Club Brugges dhe Paris Saint-Germainit.
Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në ndeshjen që i takon grupit A të ligës më prestigjioze evropiane.
Kujtojmë se Zogaj jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa tash e një kohë delegohet në ndeshje të mëdha evropiane.
Ndeshja do të luhet të mërkurën nga ora 21:00 në Belgjikë.