“Dardanët” janë duke dominuar në çdo aspekt, mirëpo rezultati është 0 – 1, në të mirë të Greqisë.
Kosova gjatë pjesës së parë ishte plotësisht më e mirë duke rrezikuar tre herë portën, edhe pse në asnjërin aksion nuk kishte goditje në kornizën e portës.
Djelmoshat tanë janë duke provuar të gjejnë gjatë tërë kohës Vedat Muriqin, që është një golashënues i rrezikshëm, sidomos në rastet me kokë, por deri më tani rezultatet kanë qenë të pasuksesshme.
Ndërkohë, Greqia kishte vetëm një rast, që ishte kundëraksion dhe Douvikas e konkretizoi në gol (45+2).
Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: 0 – 1.