Kun Aguero nuk pati fat pas transferimit te Barcelona.
Sulmuesi argjentinas pësoi lëndim, që ia mohoj debutimin me katalunasit në fillim të sezonit.
33-vjeçari është duke u rikuperuar dhe pritet të rikthehet muajin e ardhshëm. Aguero ka folur rreth ambientimit te Barcelona.
“Te Manchester City shkonim në stërvitje të paktën 1 orë e gjysmë më herët. Këtu është ndryshe. Lojtarët vijnë rreth gjysmë ore më herët. Unë kam vendosur që të vijë rreth 1 orë më herët dhe të bëj përgatitje fizike apo diçka tjetër. Por edhe atëherë kur vi dritat janë fikur” deklaroi Aguero.
Ai u largua nga Manchester City këtë verë, pas 10 viteve të kaluara në Etihad.