Vedat Muriqi u transferua me bujë sezonin e shkuar nga radhët e Ferenbahçes drejt Lazios, por pa arritur të lerë gjurmë te skuadra e Serisë A.
Kësisoj drejtuesit e klubit kryeqytetas, po mendojnë t’i bëjnë dalje shqiptarit të Kosovës.
Sipas “Radiosei”, drejtori sportiv Igli Tare, do të takohet në orët e ardhme me drejtuesit e Eintracht Frankufrt dhe Borussia Mounchengladbach, të cilët kanë shfaqur interes për të huazuar Muriqin.
Lazio ka si qëllim që ta huazojë bomberin e Kosovës, deri në qershor të vitit 2022, me kusht që në fund të sezonit klubi që do ta marrë në huazim Muriqin të paguajë të paktën 15 milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit.
Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim, nëse palët do të bien dakord për huazimin e 27-vjeçarit nga Prizreni drejt Bundesligës.