Drita u eleminua nga Feyenoord, pas një drame të vërtetë në Holandë.
Megjithatë, aventura e nënkampionëve të Kosovës në Conference League përfundon me kokën lartë, pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj gjigantit holandez.
Pas barazimit 0-0 në Prishtinë, bardhekaltrit u mposhtën 3-2 në Rotterdam, duke pranuar gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe duke e humbur epërsinë prej 1-2 të pjesës së parë.
E krenar me paraqitjen e skuadrës gjilanase është edhe presidenti i këtij klubi, Valon Murseli.
“Sot jemi krenar me shume se kurrë! Sot ne nuk e kishim me vete vetem fatin!!!
Kjo eshte pasqyra e asaj qe ne po bejme nder vite se bashku dhe tregon qe jemi ne rrugen e duhur.
Koken lart dhe vazhdojme keshtu me krenari! Forca djema, krenaria e Kosoves!”, ka shkruar Murseli.
“Intelektualët” tani rikthehen në shtëpi për t’i mbushur bateritë para fillimit të sezonit të ri, por padyshim se emocionet e dhuruara gjatë kësaj aventure nuk do të harrohet lehtë.