Drita i ka dhënë fund aventurës në garat ndërkombëtare pasi është eliminuar nga Feyenoord duke pësuar humbje me rezultat 3:2.
Skuadra gjilanase përkundër humbjes del me kokën lartë nga këto gara, duke e prezantuar futbollin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Nënkampioni i Kosovës shumë lehtë ka mundur që ta eliminoi Feyenoordin, pasi ishte në epërsi 2:1 deri në 20 minuta pa përfunduar ndeshja, derisa golin e eliminimit e pësuan më minutën e fundit të saj.
Në anën tjetër Prishtina mbetet skuadra e vetme në garat e Conference League.
Bardhekaltrit kanë eliminuar Connah’s me rezultat të përgjithshëm 6:5. Prishtina ka zhgënjyer në takimin kthyes duke pësuar humbje me rezultat 4:2, dhe ky është sinjal aspak i mirë për trajnerin Zekirija Ramadani para ndeshjes me skuadrën Norvegjeze Valur në rret5hin e tretë të Conference League.