Prishtina tashmë ka marrë konfirmimin për lëndimin e dy futbollistëve, Qëndrim Zyba dhe Sabian Lilaj të cilët ë lëshuan para kohë fushën në ndeshjen kundër Farencvarosit në Champions League.
Sipas faqes zyrtare të FC Prishtinës të dy lojtarët do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër skuadrës nga Uellsi në Conference League.
Njoftimi i FC Prishtinës:
Të dy këta pësuan lëndime kundër Ferencvarosh dhe pas ekzaminimeve më të hollësishme nga doktor Qerim Kida, u konstatua edhe shkalla e lëndimit.
Të dy mesfushorët do të humbasin ndeshjen e së martës në Conference League kundër uellsianëve të Nomads.
Përderisa Lilaj mund të rikthehet për ndeshjen e dytë në Uells, për Zyben edhe nuk dihet me saktësi se sa gjatë do të mbetet jashtë fushës.