Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet nesër me Republikën e Çekisë në miqësoren e radhës me fillim nga ora 20:15 në “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë.
Trajneri Edi Reja e ka vlerësuar rivalin e nesërm si shumë të vështirë duke thënë se kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe janë të rrezikshëm në kundërsulme.
“Pas një ndeshje të lodhshme me Uellsin sigurisht që do të duhet të bëjë edhe vlerësimet e mia për grupin që kam. Ishte një ndeshje impenjative dhe lojtarët sigurisht që kanë shpenzuar shumë. Do të pres deri nesër në mëngjes pra që të marr një vlerësim për të gjithë lojtarët që u aktivizuar për 90 minuta po edhe për të tjerët edhe pastaj do të marr një vendim dhe do të vlerësoj gjendjen e gjithsecilit prej tyre. Unë mendoj se Çekia është në një nivel me Uellsin si kundërshtar, kanë lojtarë shumë të shpejtë, kanë lojtarë që luajnë shumë mirë në kundërsulm dhe ajo që është më ë rëndësishme nuk humbasin aspak kohë. Luajnë shumë mirë me topa të gjatë, dinë t’i shfrytëzojnë shumë mirë hapësirat dhe të vënë në vështirësi në çdo moment”, tha Reja.
Ai më tutje theksoi se Kombëtarja e Shqipërisë ka krijuar një mbrojtje mjaftë stabile, por faza ku duhet patjetër të përmirësohen është ajo e sulmit.
“Ne presim që të shfaqim përmirësime në këtë ndeshje, veçanërisht ne fazën sulmuese. Dhe siç e kam thënë dhe ndeshjen me Uellsin duhet të jemi më të zot ne pjesën e kundërsulmeve. Ok të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për faktin që mbrojtja është reparti i konsoliduar dhe ka bërë shumë mirë, por duhet të bëjmë, sidomos në ndeshje ndaj Çekisë që është e vështirë duhet të bëjmë përmirësime medoemos në fazën sulmuese dhe të tregojmë që kemi bërë hapa përpara. Kjo ndeshje është vërtetë një test për ne në mënyrë që të provojmë sa më shumë në fazën sulmuese dhe të krijojmë sa më shumë raste. Unë jam i bindur që ne do të përmirësohemi me kalimin e kohës dhe këtë mund ta shohim duke nisur që nga kjo ndeshje.”, deklaroi Reja.
Në fund Reja zbuloi se nesër do të bëjë disa ndryshime në formacionin startues por duke përzgjedhur lojtarët që janë në formën më të mirë.
“Sigurisht se do të ketë ndryshime, sigurisht që do shikoj deri në moment të fundit çoftë edhe formën e Seferit dhe Cikalleshit do të marr në konsideratë deri nesër në mëngjes unë do të bëjë analizat e mia dhe do të vendosë së çfarë lojtarë do të zgjedhë për aspektin sulmues. Edhe në mesfushë mbase do të kem ndonjë ndryshim por duhet të shoh, do të flas me lojtarët se si ndihen. Në çoftë se një pjesë e tyre ndihen mirë sigurisht se do të marr parasysh dhe pasta do të marr një vendim. Patjetër që është në pjesën e dytë do të ketë ndryshime ne formacion dhe do përpiqem të aktivizojë të gjithë lojtarët patjetër por luajmë me një skuadër të fortë si Çekia kështu që unë kam bindjen që ne duhet të luajmë gjithmonë me lojtarë që janë më shumë në formë dhe ata që kanë më shumë eksperiencë.”, tha në fund Reja.