Mesfushori i Juventusit dhe Francës, Adrien Rabiot, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bullgarinë.
Rabiot gjithashtu zbuloi disa nga bisedat që kishte me Cristiano Ronaldon në lidhje me kampionatin evropian.
“Ne patëm një takim pas ndeshjes së fundit në Juve. Ai më tha se ne kemi një ekip shumë të fortë sepse në Juventus flitet shumë për Francën. Por ai gjithashtu më tha ‘gjithsesi na kushto vëmendje’, tregoi Rabiot.
“Jemi kampionët e Botës dhe finalistët e Euro 2016, duket normale që njerëzit të na japin etiketën si favoritë. Nga ana jonë, ne kemi një vizion. Ne nuk duam të dalim në dritë, por është mirë të jesh i sigurt për pikat e tua të forta”, përfundoi Rabior.