Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka zënë vend të veçantë në faqen zyrtare të Chelsea.
Sot, ‘Blutë’ e Londrës kanë lajmëruar për anëtarin e tyre numër 750, i cili del të jetë Broja, përcjell lajmi.net.
Broja së fundmi është grumbulluar me skuadrën e Lampard, duke japur kështu sinjale se ai mund të fitojë një pozitë të rëndësishme në skuadër.
I riu nga Shqipëria madje ka regjistruar edhe debutimin e tij, kur zinte vendin e Olivier Giroud, në ndeshjen kundër Everton.
Shqiptari shihet si lojtar me të ardhme të ndritur në Londër, por edhe te kombëtarja ‘Kuqezi’.