Zyrtare: Krasniqi rikthehet në Zurich, firmos kontratë të re

Mesfushori kosovar, Bledian Krasniqi është rikthyer në ekipin e Zurich pas huazimit në FC Wil 1900.

Krasniqi pas rikthimit ka firmosur kontratë të re tre vjeçare deri në vitin 2024.

Kosovari te FC Wil luajti nga sezoni 2019/20 dhe në 70 paraqitje shënoi gjashtë gola dhe katër asistime.

Drejtori sportiv i Zurich, Marinko Jurendic komentoi kthimin e 20-vjeçarit: “Në dy sezonet e tij në Challenge League, Blediani u pjek si një lojtar. Ai tani është gati për hapin tjetër në karrierë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *