Takim vendimtar për të ardhmen e Koeman, flet agjenti i trajnerit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe trajneri i klubit, Ronald Koeman, kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme për të diskutuar rreth të ardhmes së holandezit.

Ky takim u prit gjatë nga mediat në ditën e sotme, mirëpo në fund nuk u morr një vendim përfundimtar.

Megjithatë, për këtë çështje pati një prononcim për media agjenti i Ronald Koeman, Rob Janse.

“Ndjenja është pozitive. Është madje aq mirë sa që Koeman mund të qëndrojë edhe më gjatë (se 2021/22). Por ne nuk jemi ende kaq larg, do të pasojnë më shumë biseda ”, tha ai për Telegraaf.

Edhe pse fillimisht mendohej se holandezi do të largohet nga klubi, një gjë e tillë duket shumë larg realitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *