Zyrtare: Këtë datë starton edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE analizoi dhe diskutoi për rrjedhën dhe përfundimin e garave në këtë edicion, duke konstatuar se garat patën rrjedhë sipas dinamikës së paraparë si dhe përfundim të mire.

Gjatë mbledhjes së mbajtur Komiteti Ekzekutiv mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht.

Kujtojmë se këtë edicion kampion i Kosovës është shpallur FC Prishtina e cila u rendit në vendin e parë me 78 pikë, dy më shumë se Drita.

Këta të fundit do të marrin pjesë në garat evropiane si nënkampione, ndërkaq në garat evropiane është pjesëmarrës edhe Llapi që fitoi Kupën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *