Zyrtare: Bekaj ftohet nga Kosova për ndeshjet e qershorit

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor).

Më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës, për këto ndeshje.

Këtë lajm e ka komunikuar edhe zyrtarisht skuadra e Tiranës, duke bërë të ditur se Bekaj do të jetë pjesë e Kosovës që në fillimin e muajit qershor.

Postimi i plotë:

Portieri i Tiranës Visar Bekaj është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet që do të zhvillohen përgjatë muajit Qershor. Gardiani bardh’e blu do të grumbullohet me skuadrën në fillim të muajit të ardhshëm. I urojmë suksese në përballjet e rradhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *