Një lajm i keq ka ardhur për mesfushorin e Fulhamit, Kevin McDonald i cili duhet të bëjë transplantin e veshkës, ndërsa dhurues i saj është vëllai i tij.
32-vjeçari i tha “Sky Sports” se ai ka luajtur për më shumë se një dekadë me sëmundje në veshkë dhe do t’i nënshtrohet operacionit që potencialisht do t’ia përfundonte karrierën.
Duke i mbajtur të përditësuar ndjekësit e tij në Instagram për herë të parë që nga ajo kohë, McDonald të hënën njoftoi se do të bëjë transplantin e veshkës.
“Për ata që pyesin se si shkojnë gjërat në lidhje me shëndetin tim. Unë do të bëj transplantin e veshkës këtë të premte dhuruar nga vëllai im. Unë do t’ju informoj të gjithëve për shërimin tim. Faleminderit si gjithmonë për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kohës” shkruan McDonald.