Superliga e Shqipërisë në futboll nesër e zhvillon xhiron e 36-të dhe të fundit për edicionin 2021.
Si asnjëherë më parë, lufta për titull është jashtëzakonisht e ashpër dhe e paparashikueshme derisa janë katër skuadra që po luftojnë direkt për trofeut e më të mirit të futbollit ne këtë vend.
Tuta dhe Vllaznia kryesojnë renditjen tabelare me nga 63 pikë dhe ndiqen nga Partizani me 62 dhe Laci me 61 sosh.
Lideri aktual, Teuta në xhiron e fundit ballafaqohet me Apollonia Fierin, kurse Vllaznia e vendit të dytë ndeshet me Lacin në derbin e kësaj xhiroje.
Partizani nga ana tjetër do të ballafaqohet me Bylisin si mysafir.