Dikur skuadra më simpatike dhe më e organizuar në vend, sot është shndërruar në një ekip të “padëshiruar”.
Fjala është për skuadrën e Feronikelit, nga e cila më të përfunduar edicioni i sivjetmë ku ekzistencën e sigurojë tek në takimin e fundit, futbollistët kanë nisur të largohet një nga një.
I pari që e bëri publike largimin ishte mbrojtësi, Përparim Islami, për të vazhduar më pas me Besmir Bujkun, zëdhënësin e klubit Erlind Krasniqi, derisa burime të Demokracia.com mësojnë se nga klubi do të kemi edhe emra tjerë do të largohen.
Tash për tash kryesia e klubit nuk ka dal ende me një njoftim se cilët do të jenë hapat nw vazhdim, por duket se situata nuk është edhe aq e mirë.
Për ta konfirmuar këtë sikur u kujdes kapiteni i skuadrës Lapidar Lladrovci, i cili sot në rrjetet sociale ka ripostuar një fotografi kur skuadra e “Niklit” festonte trofeun e Kupës, derisa atë moment e përshkruan: “Ktyneher kur na dojshin krejt”. Se kujt i drejtohet kapiteni nuk dihet, por duket se situata nuk është edhe aq e mirë.
Presidenti Naser Ramaj, ka kohë që është larg opinionin dhe nuk dihet se cili do të jetë vendimi i tij përfundimtar sa i përket të ardhmes së klubit.