Il Corriere dello Sport raporton se Sergio Conceicao do të zëvendësojë Gennaro Gattuson në Napoli.
Partenopei konfirmoi se Gattuso do të largohet nga Napoli dhe gazeta zbulon se trajneri i Portos, Conceicao është vendosur të zëvendësojë ish-mesfushorin.
Tekniku portugez, i cili përfundoi i dyti në elitën e futbollit portugez dhe eliminoi Juventusin nga Champions League, do të prezantohet në ditët në vijim.
Napoli përfundoi i pesti në Serie A duke humbur mundësi të bën gara në Champions League edicionin tjetër.
Conceicao do të kthehet për herë të parë si trajner në Itali pasi në të kaluarën ka luajtur për Lazion, Parmën e Interin.
46-vjeçari ka kaluar katër sezone me Porton, duke fituar ligën dy herë dhe një Kupë të Portugalisë.