Lufta për ta fituar edhe një vend në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon edhe më tutje.
Dukagjini dhe Trepça ’89 do ta luajnë ndeshjen e barazhit këtë sezon.
Gazeta “Sheshi” raporton se ky ballafaqim i nxehtë pritet të zhvillohet të premten (28 maj) nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Dukagjini ishte renditur në vendin e dytë në ‘Grupin A’ dhe në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë e ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-1.
Kurse, Trepça ’89 është renditur në vendin e tetë në Superligën e Kosovës.