Besiktasi kërkon transferimin e yllit të Kosovës

Fidan Aliti mund të largohet nga Zurichu vetëm pas një viti qëndrim.

Mbrojtësi i Kosovës iu bashkua gjigantit zviceran si huazim nga Kalmar, por që Zurichu do ta blejë kartonin e tij për 1,2 milionë euro në korrik të këtij viti.

Megjithatë aventura e tij në Zurich mund të përfundojë më shpejtë se që e kishte menduar.

Kampioni i ri i Turqisë, Besiktas ka shprehur interesim për mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës.

Ka qenë gazeta e madhe turke Hurriyet që ka raportuar për interesimin e bardhezinjve për mbrojtësin kosovar.

27-vjeçari nga Presheva po shihet si zëvendësuesi adekuat i Domagoj Vidas që pritet të largohet këtë verë nga Besiktas.

Sigurisht që edhe për Alitin interesimi nga Besiktas është i mirëseardhur, pasi bëhet fjalë për njërin nga klubet më të mëdha në Turqi.

Në rast transferimit të Alitit në Besiktas, atëherë mbrojtësi kosovar do të mund të luante në grupet e Ligës së Kampionëve.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në Superligën e Zvicrës me Zurichun, ku ka të shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *