Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis njoftoi largimin e Gennaro Gattuso pasi skuadra e tij nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve.
Klubi ka qenë nën një heshtje shtypi për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Verona.
Megjithatë, presidenti i Napolit e konfirmoi lajmin për largimin e Gattusos me anë të një postimi në Twitter.
“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty,” shkroi fillimisht De Laurentiis.
“Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj. Aurelio De Laurentiis”.
Caro Rino, sono felice di aver trascorso quasi due stagioni con te. Ringraziandoti per il lavoro svolto, ti auguro successi ovunque tu vada. Un abbraccio anche a tua moglie e ai tuoi figli. Aurelio De Laurentiis
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) May 23, 2021