Skuadra e Arbërisë edhe zyrtarisht ka rënë nga Superliga e Kosovës në futboll dhe edicionin tjetër do të luajë në Ligën e Parë.
Drita fitoi sot ndaj Arbërisë me rezultatin 2-0 për të siguruar edhe zyrtarisht kalimin në garat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
Por, kjo fitore e Dritës nuk i shkoi përshtati aspak Arbërisë, pasi ekipi nga Dobraja ka rënë nga Superliga.
Pas ndeshjes, trajneri Arbnor Morina nuk u prononcuar fare për media.
Komentatori i takimit Drita – Arbëria, Jon Ajeti tha se askush nga klubi i Arbërisë nuk është në gjendje të flasë pas takimi.