Real Madridi e përfundoi pjesën e parë në
disavantazh në një duel të vështirë ndaj Villarealit.
Ata arritën të shënojnë dy gola në minutat e fundit të takimit, për ta fituar ndeshjen, por kjo nuk u mjaftoi pasi Atletico Madrid e kreu punën dhe u shpall kampion.
Pas takimit, Zidane foli për skuadrën dhe të ardhmen e tij. Ai deklaroi se do të flasë me zyrtarët e klubit dhe kjo gjë do të sqarohet shpejtë.
“Duhet të falënderojmë tifozët sepse ata e kanë mbështetur skuadrën, lojtarët dhanë gjithçka nga vetja”, tha Zidane.
“E ardhmja ime? Do të flas me klubin, por më vonë jo tani!”, shtoi ai.
“Në ditët e ardhshme do të flas me klubin dhe personat përgjegjës, pas pak kohësh do të shohim çfarë do të ndodhë me të ardhmen time dhe të klubit”, tha francezi.
“Nuk kemi fituar asgjë, në Real Madrid ne e dimë objektivat tona”, tha Zidane.
“Jam i mërzitur shumë sepse nuk mundëm të fitojmë La Ligan”, përfundoi Zinedine Zidane.