Lorik Maxhuni është operuar me urgjencë pas lëndimit në ndeshjen ndaj Dukagjinit

Lorik Maxhuni është operuar me urgjencë pas një lëndimi të rëndë që e pësoi në duel ndaj Dukagjinit këtë të shtunë (21 maj).

Futbollisti i Flamurtari i detyrua të braktis fushën e lojës, pasi që e pësoi një lëndim të ashpër dhe me urgjencë u bart në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa më pas u operua.

Mësohet se Maxhuni ka këputur ligamentet në ‘tendinen e akilit’, derisa iu nënshtrua operimit të menjëhershëm.

Operacioni ka përfunduar me sukses, teksa gjendja e tij tashmë është stabile.

Lëndimi pritet ta mbajë atë jashtë fushave të blerta për disa muaj.

Vetë lojtari ka falënderuar stafin e mjekëve që e kanë kryer operimin, duke shtuar se do të kthehet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *