Dukagjini fiton barazhin ndaj Flamurtarit në sfidën ku pati shumë tension e shumë kartonë të kuq

Dukagjini ka triumfuar ndaj Flamurtarit në sfidën e barazhit për Ligën e Parë duke e siguruar ndeshjen finale për inkuadrim në Superligë.

Dukagjini ka triumfuar me rezultat 2:1, në sfidën ku pati gjithçka edhe kartonë të kuq, tension por mbi të gjitha hije të keqe i qiti lëndimi i rëndë i futbollistit të Flamurtarit, Lorik Maxhuni i cili në minutat e fundit ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe nga informatat e para janë se ai ka e thyer atë pas ndërhyrjes shumë të ashpër të Murmullakut të Dukagjinit.

Golat për Dukagjinin i shënoi Flamur Gashi e Labinot Osmani ndërsa për Flamurtarin, Bashkim Shala.

Dukagjini emrin e kundërshtarin në play-ffo do ta mësoj pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 36-të në Superligë dhe ajo skuadër që përfundon në pozitën e tetë luan në barazh me Dukagjinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *