ZYRTARE: Messi do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit

Me lejen e klubit të Barcelonës, kapiteni i skuadrës nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Eibarit.

Kupa e Amerikës do të fillojë më 13 qershor dhe kësisoj Messi kërkon që të pushojë më herët, që të jetë sa më i gatshëm me kombëtaren.

Barcelona do të duhet të luajë në ndeshjen e fundit pa Messin dhe Pedrin, që të dy kanë marrë leje paraprake për të filluar pushimet më herët.

Argjentinasi do të duhet të marrë një vendim kur të përfundojë sezoni mbi të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë apo do të largohet.

Messi ka luajtur 47 ndeshje këtë sezon për Barça, duke shënuar 38 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *