Mësohen tre futbollistët që Tuchel nuk i llogaritë për edicionin e ri

Chelsea ka pasur një paraqitje fenomenale nën drejtimin e trajnerit gjerman Thomas Tuchel.

Tuchel që e mori Chelsean pas largimit të Frank Lampardit ka treguar një lojë shumë të mirë dhe kjo është arsyeja që drejtuesit e klubit t’ia besojnë edhe mëtutje ekipin atij.

Ai tashmë ka nisur të mendojnë për ekipin e edicionit të ri derisa fillimisht ka nisur t’i shesë lojtarët që nuk llogaritë në ta.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se Victor Moses, Tiemoue Bakayoko dhe Emerson Palimieri do largohen në verë, derisa Milan në javën e ardhshme do vendos nëse ta mbajë Fikayo Tomorin.

“Chelsea është duke punuar për shitjen e lojtarëve. Victor Moses do t’i bashkohet Spartak Moscoë, marrëveshja është arritur. Tiemoue Bakayoko dhe Emerson Palmieri gjithashtu do largohen në verë. AC Milan javën tjetër do vendos për Fikayo Tomorin (28 milionë euro me mundësi blerje)”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *