Etrit Berisha ose Thomas Strakosha do mund të përfundojnë në skuadrën e Serisë A.
Thuhet se Bologna ka shprehur interesim për dyshen shqiptare.
Trajneri i skuadrës, Sinisa Mihajlovic që është serb me nacionalitet ka në listën e dëshirave dy “gardianët” shqiptarë.
Berisha aktivizohet te skuadra nga Serie B, Spal, me të cilën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Kurse, Strakosha ka humbur besimin për të qenë portieri i parë te Lazio dhe pritet largimi i tij gjatë verës.