Anulohet kryesfida e javës në basketboll, dy presidentët kapen mes tyre

Nuk luhet vetëm futboll në Shqipëri, por një ndër sportet elitare është dhe basketbolli.

Dita e sotme kishte parashikuar një supersdë ndërmjet Goga Basket dhe Teutës për llogari të javës së 13-të.

Ndeshja nuk do të luhet dhe arsyeja është e çmendur.

Dy presidentët e dy klubeve janë përplasur mes tyre.

Arqile Gorea i Teutës dhe Perikli Goga i Goga Basket janë rivalë të ashpër.

Goga nuk ka lejuar që Gorea të futet në pallatin e sportit për të parë sdën nga afër.

Një veprim i tillë ka acaruar së tepërmi presidentin Gorea që ka tërhequr ekipin nga parketi.

Ai nuk ka lejuar që ndeshja të zhvillohet.

Teuta dhe Goga kanë përplasje të hershme dhe rivaliteti mes klubeve pasqyrohet dhe në klimën që kanë dy presidentët, sipas asaj që informon Panorama Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *