“Dardanët” e shpallin “Non grata” Andi Zeqirin: Të pabesët nuk i duhen Kosovës

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë reaguar ashpër pasi Andi Zeqiri i është bashkuar Zvicrës.

Kombëtarja zvicerane të mërkurën ka publikuar listën e plotë të lojtarëve për “Euro2020” e ku në atë listë figuronte emri i futbollistit nga Kosova, Andi Zeqirit.

Pavarëisht se FFK-ja i ka bërë shumë herë thirrje Zeqirit që t’i bashkohet Kosovës, madje ai kishte fotografuar edhe me fanellën e Kosovës, në fund ai zgjodhi Zvicrën.

“Dardanët” përmes kryetarit të saj, Lul Berishës kanë shpallur person “non grata” Andi Zeqirin derisa kanë duke e cilësuar si “tradhtar”.

Berisha në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar një status të gjatë në lidhje me këtë çështje.

Postimi i plotë i kryetarit të “Dardanëve”:

“Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova.
Tani, ky zotriu i veshur me sedër të huaj, atë zvicrane, le të na tregojë se çka e motivoi për ta bërë këtë tradhëti? Çfarë i bëri Kosova që t’ia linte këtë njollë të zezë? Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse?
Nënshkruajti mbi dokument se do t’i bashkohej kombëtarës kosovare, pastaj si skuth i pabesë në pabesi shkoi te Zvicra.
Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA.
Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave.
Kurse për neve ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt!
Dy vite duke sorrollitur njerëz, duke i gënjyer dhe vendosur në pozita të padobishme.
Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *