Klubi parisien kanë fituar me rezultat 2-0 ndaj Monacos dhe kësisoj janë kurorëzuar si kampion të Kupës së Francës.
Pas ndeshjes, golashënuesi i këtij takimi francezi Mbappe është pyetur mbi të ardhmen e tij.
Gazetarët e kanë pyetur në qoftë se do ta fesonte Kupën e 15-të sezonin e ardhshëm me klubin nga kryeqyteti i Frances dhe ai është përgjigjur: “Unë mendoj se gjëja kryesore është që të shijojmë këto momente tani”, ka thënë ai për F2.
E ardhmja e Mbappes është kontestuar disa herë, pasi ky i fundit akoma nuk ka nënshkruar një kontratë me PSG.