Paris Saint-Germaini është stolisur me trofeun e Kupës së Francës për edicionin 2020/2021.
Parisienët shënuan fitore me rezultat të pastër 0-2 kundër Monacos në “Stade de France”, raporton Demokracia.com.
Icardi në minutën e 19-të ua bëri me dije Monacos se do ta kenë të vështirë t’ia marrin këtë trofe kryeqytetasve.
Ndërsa golin e “nokautit” e realizoi super talenti, Kylian Mbappe në në minutën e 81-të të takimit.
Ky është trofeu i parë i Mauricio Pochettinos si trajner i Paris Saint-Germainit.
PSG-ja është në garë të ashpër edhe për Ligue 1 me Lille e cila është 90 minuta afër ta rrëzoj nga froni klubin kryeqytetas.